Arbëri

Bideni kërkon unifikim të spektrit politik në Kosovë për marrëveshje me Serbinë

Descriptive Text

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në një postim në Facebook, që tregon edhe për takimin me të, transmeton Koha.net.

“Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka shtuar se SHBA-ja e mbështet arritjen e një marrëveshje me Serbinë, që sipas Thaçit do të sillte paqe të përhershme në rajon.

“SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së”, ka theksuar Presidenti i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.