Arbëri

Mot me vranësira të shpërndara e diell gjatë vikendit në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vikendit temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK gjithashtu njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.