Arbëri

Media serbe: “Peticion italian kundër pavarësisë së Kosovës”

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Gazeta online e Beogradit “srbijadanas” sot shkruan se me një “peticion me nënshkrimet e disa mijëra italianëve Qeverisë në Romë i kërkohet që të shqyrtohet njoha që Italia ia ka bërë Kosovës, përkatësisht anulimin e agrementit për Ambasadorin e saj në Prishtinë”, transmeton Koha.net.

Siç thotë ky medium serb, peticioni Parlamenti italian do t’i dorëzohet më 16 shkurt.

Portali nga Beogradi “sqaron” se “ideja për peticion ka ardhur nga serbët që jetojnë në Itali e ndërsa asaj i është bashkuar edhe n grup intelektualësh italianë, ndër të cilët edhe historiani Stefani Piloto, konsulli i nderit i Serbisë në Veneta Loreto Baggio, profesor i Universitetit Leonardo Ciarreli, arkitekti e k shkrimtar Alessandro di Meo, blogeri Federico Roberti”, ka thënë shkrimtarja Marilina Veca, e cila, sipas portali t serb, në Kosovë nga viti 2000 e deri më tash ka qëndruar 50 herë.

Vecca shpreson se 630 deputetët e Dhomë së ulët të Parlamentit do ta shqyrtojë me kujdes peticionin.

“Dua të besoj se Parlament italian do at detyrojë Qeverinë që ta tërheqë njohjen e Kosovës”, citon srbiajdanas të ketë thënë Veca.

Shqyrtimi i peticionit pritet të fillojë më 20 shkurt.