Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemaj i njoftoi me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Ai shtoi se presim mirëkuptim edhe nga AK-ja pasi që është shumë e rëndësishme për komunitetin turk dhe boshnjak. Johannes theksoi se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.