Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tenderi për pajisjet për verifikimin e dokumenteve sërish në “gjykatën e tenderëve”

Foto: Driton Paçarada / KD

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka zbatuar urdhëresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit në lidhje me fituesin e tenderit për furnizim me pajisje për verifikimin e dokumenteve.

Pas rezistencës që kishte bërë, duke mos e zbatuar vendimin e OSHP-së, që rastin e kthente në rivlerësim, Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se e ka respektuar urdhëresën që i është lëshuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ka rekomanduar si fituese një kompani tjetër e jo atë që kishte rekomanduar para se të vendoste “gjykata e tenderëve”.

“Lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Furnizim me pajisje për kontroll të dokumenteve’, Policia e Kosovës ka pranuar urdhëresën nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me datën 04.02.2019 dhe menjëherë ka filluar zbatimin e plotë të saj siç parashihet në legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Por ky tender sërish pritet t’i nënshtrohet riprocedimit pasi që kompania që ishte rekomanduar nga Policia e Kosovës, e i cili është ndryshuar me urdhëresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka thënë se vendimi është i jashtëligjshëm dhe se për këtë proces tenderues do të vazhdojë betejën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)