Arbëri

Thaçi e Kosnett pajtohen që të largohen pengesat për dialogun

 Thaçi e Kosnett pajtohen që të largohen pengesat për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin është pajtuar që të hiqen pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes mes dy shteteve.

Në një komunikatë për media, Thaçi ka thënë se takim i sotëm me ambasadorin amerikan ishte i rregullt dhe se kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.