SHBA-ja paralajmëron thellim të sanksioneve ndaj Kosovës

SHBA-ja paralajmëron thellim të sanksioneve ndaj Kosovës

12 February 2019 16:44

Thellim të sanksioneve kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar për KTV-në se një letër me këtë përmbajtje e kanë pranuar liderët e institucioneve të Kosovës. Letra është nënshkruar nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të shtetit dhe atij të Mbrojtjes së SHBA-së.

Një zëdhënës i Ambasadës ka thënë se letra i është dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Haradinaj ka takuar gjatë ditës ambasadorin amerikan Philip Kossnet dhe takimin me të e ka quajtur të rregullt. Haradinaj ka thënë se taksa do të hiqet kur Serbia të njoh Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme