Arbëri

Mbi 70% e qytetarëve e konsiderojnë rrezik ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë

Mbi 70% e qytetarëve e konsiderojnë rrezik ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë
 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar Barometrin Kosovar për Studime të Sigurisë, “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, sipas të cilit mbi 70 për qind e qytetarëve e konsiderojnë ekstremizmin e dhunshëm si kërcënim për vendin, ndërsa vetëm 13 për qind e tyre e mohojnë se paraqet kërcënim.

Sa i përket angazhimit të institucioneve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, vetëm 36 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë konstatim, ndërsa 65 për qind prej tyre pohojnë se kthimi i luftëtarëve të huaj në Kosovë paraqet rrezik sigurie.