Hoti i reagon Thaçit: Dialogu s’ka alternativë, por Kosova s’ka tokë me nda Foto: Driton Paçarada

Hoti i reagon Thaçit: Dialogu s’ka alternativë, por Kosova s’ka tokë me nda

08 February 2019 18:13

Shefi i deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi i cili në një konferencë të sotme për media, tha se taksa ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Hoti thotë se është e papranueshme nga Thaçi që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe me dykuptimësi.

“Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie”, tha Hoti, raporton Koha.net.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që, sipas tij, është sugjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA-së, në Prishtinë e Beograd.

“Ne nuk mund të ‘manovrojmë’ me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë. E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxit konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë. E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike”, ka theksuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme