Arbëri

Shkodra: Ligji s’do të kursejë askënd

Foto: MPB

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022.

Koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i njoftoi të gjithë aktorët me strategjinë e re, e cila është miratuar në Qeverinë e Kosovës dhe është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe në të janë të përfshirë aktivitete që do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar.

Fillimisht Shkodra prezantoi para autoritetit Strategjinë ndërsa kërkoi angazhim të gjithë aktorëve në mënyrë që të implementohen aktivitet e parapa në këtë strategji.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që po bën Policia e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, kërkoj angazhim shtesë duke marrë për bazë rastet e fundit të shtimit të veprave penale. Kam besim të plotë se Policia e Kosovës është e aftë dhe do të menaxhojë edhe me këto raste me sukses”, theksoi Shkodra.

Në fund, ai u zotua se do të bëhen përpjekje maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë dhe të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme është bartëse kryesore e strategjive të mëparshme dhe nën udhëheqjen e saj ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022.