Në Shqipëri shkon në katër numri i viktimave nga virusi AH1N1. Një 76-vjeçare nga Lushnja ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Mjekët thonë se e moshuara ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar nga pneumonia, shkak i të cilës është bërë prekja nga virusi gripal AH1N1, transmeton abcnews.
Ndërkohë 76-vjeçarja vuante nga disa sëmundje kronike të cilat kanë favorizuar komplikacionet.
Aktualisht Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 200 persona të infektuar nga gripi ndërsa numri i personave që kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të virozave stinës i ka kaluar 19 mijë në një javë.