Arbëri

VV, LDK e Alternativa kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për rastin e të miturës në Drenas

Tri parti opozitare, VV, LDK dhe Alternativa, kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me dyshimet për abuzim seksual të një të miture në Drenas.

E mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga mësimdhënësi i saj, dhe më pas nga një hetues policor.

Është kërkuar që seanca të mbahet më 8 shkurt në orën 12:00.

Në arsyetim të kërkesës për këtë seancë, theksohet se “rastet e raportimeve publike të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara”.

“Këto raste tashmë janë kthyer në fenomen”, thuhet në arsyetim, ku shtohet se “mbrojtja e integritetit fizik dhe moral i të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore prej ministrive të linjës deri tek agjencitë ligjzbatuese që mbikëqyren nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit.

Kjo është kërkesa e plotë e këtyre partive opozitare:

{gallery}


Në anën tjetër, Kuvendi ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet me fillim prej orës 10:00.