Shqiptares në Zarë ia gdhendin në dorë me djegie shkronjën “U” dhe e kërcënojnë me vdekje

Shqiptares në Zarë ia gdhendin në dorë me djegie shkronjën “U” dhe e kërcënojnë me vdekje

07 February 2019 15:39

Në Shkollën ekonomike-biroteknike dhe tregtare të Zarës në Puntami, dje, të mërkurën, një nxënës i klasës së parë me një mjet të nxehtë në trajtë të shkronjës "U" (simbol për ustashët, formacion ushtarak kroat profashist e nazist nga Lufta e Dytë Botërore - v.j) ia ka vulosur shenjën një kolegeje e një kolegu. E gjitha ka ndodhur në klasë gjatë orës së mësimit, shkruan sot portali kroat "net.hr", transmeton Koha.net. Vajza ka pësuar djegie në dorë, ndërsa djali në qafë.

Çuditërisht, maltretimi, përveç "gdhendjes" së simbolit ustash në dorën e vajzës shqiptare, përfshinte edhe detyrimin që t'i japë para, ndërsa djegia për drejtorin e shkollës "nuk është ndonjë incident sa për ta informuar policinë", thekson shkrimi.

Drejtori Joze Dragiq thotë se "nuk ishte ndonjë incident i madh", prandaj nuk e kanë ftuar policinë, ndërsa fëmijët janë pajtuar të nesërmen, kurse djaloshi që kishte bërë këtë vepër të keqe ka kërkuar fjale. Por i ati i nxënëses së sulmuar pohon se ky nuk ishte sulmi i parë ndaj fëmijëve të tij dhe kjo ndodh vetëm pse ata janë shqiptarë. E duket se nuk është e saktë as që fëmijët janë pajtuar.

"Vetëm pse janë shqiptarë"

është informuar për rastin meqë shkolla nuk ka ndërmarrë asgjë. Ky djalosh edhe më parë ka qenë problematik. Njëherë ma ka rrahur vajzën tjetër, e cila më ka ardhur në shtëpi e përgjakur. Është e tmerrshme ajo që po ndodh në këtë shkollë, ndërsa askush nuk ndërmerr asgjë. Ky është sulm mbi fëmijët e mi vetëm pse janë pjesëtarë të pakicës shqiptare. Për këtë arsye i është gdhendur shkronja "U" dhe se tani mund të krenohet se është ustashe", citon ky portal deklaratën e Adem Shalës për RTL-në.

Terrorizimi i fëmijëve, që sipas drejtorit "nuk është ndonjë incident i madh", përfshin edhe shantazhin dhe djegien. Para vulosjes së simbolit kriminal, dhunuesi fillimisht ka kërcënuar ose 10 kuna (monedha kroate në përdorim - v.j), ose do t'ia djeg xhupin. Duke e ditur se çfarë është në gjendje të bënte, ajo ia jep 10 kuna, megjithatë ai ia djeg xhupin.

Pas të gjithave edhe mesazh kërcënues

Por maltretimi nuk është ndalur as pas djegies së vajzës. Fillimisht e ka kërcënuar që të mos i tregojë askujt për këtë, "ndryshe do ta varë", ndërsa rasti u mor vesh pasi profesoresha e edukatës fizike ia pa shenjën e gdhendur me djegie, e kur përfundimisht u përfshinë edhe shërbimet jashtë shkollës, nisën edhe kërcënimet me jetë.

e kam të stresuar. Sot nuk ka shkuar fare në shkollë. meqë mbrëmë, pas të gjithave, ka marrë mesazh me të cilin kërcënohet me jetë", ka treguar i shqetësuar babi i vajzës, transmeton Koha.net shkrimin e portalit "net.hr".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

alipash tepelena08/02/2019 16:33

po hypi dajak he burr a nuk je shqiptare, mi ja pas bo ndonje shqiptar menjeher ne gjak ishe hy. Hypi dajak kti deisdenti se e kqyr a e prek mo, Ty askush nuk te ndalon si prind te paraqes ket idiot ne polici. Ose mere at U te tije dhe ngjitja ne (p......) keti idioti

Shto koment

Të ngjashme