Arbëri

Nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Projektit për Kadastër me Bankën Botërore

Nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Projektit për Kadastër me Bankën Botërore
 

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Botërore, ndërsa realizimi i projektit do të bëhet përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Me këtë rast, Hamza e vlerësoi lart nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që sipas tij ka për qëllim që të rrisë transparencën dhe cilësinë e administrimit të tokës, kualitetin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore.