Arbëri

Molliqaj reagon për padinë për shpifje që ia bëri Konjufca

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka ftuar ish-kolegun e tij të partisë, Glauk Konjufcën e VV-së, që të ballafaqohet me të, për të publikuar gjitha fshehtësitë që ka dyshja.

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ‘shfajësuar’ vetën, më paska paditur”, ka shkruar Molliqaj.

“Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend”, ka shkruar ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur “shpifësin Molliqaj”, për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.