Arbëri

Konjufca nesër dorëzon padinë ndaj Molliqajt për shpifje rreth SHIK-ut

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për shpifje rreth SHIK-ut.

“Nesër, në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë (Objekti A), Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.