Arbëri

Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’addario. Fillimisht ministri Mustafa e uroi gjeneralin D’addario për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.