Në fund të shkurtit fillon rehabilitimi i hekurudhës

Në fund të shkurtit fillon rehabilitimi i hekurudhës

06 February 2019 09:57

Sot do të bëhet nënshkrimi i kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë-Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”. Kjo kontratë do të nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi dhe Drejtorit Gjeneral të GCF-së Eduardo Rossi.

Thaçi tha se qeveria duhet të punojë edhe të investojë më shumë në hekurudhë, e cila në vendet e zhvilluara është një mundësi e mirë për të zhvilluar biznesin, si dhe bartjen e udhëtarëve.

“Investimet do të bëhen që qytetari të ketë shërbime më të mira”, tha Thaçi në televizionin publik.

Sipas tij, deri më tani kanë pasur shumë takime duke përfshirë edhe BERZH-in. “Ne kemi pasur takime dhe kemi qëllim të modernizimit, duhet të kemi edhe mjete lëvizëse moderne”, tha ai.

Ai bëri me dije se do të ketë edhe licenca për kompani të reja. “Udhëtimi me tren është shumë ekologjik, për më pak se një orë do të mund të arrihet nga Prishtina deri në Shkup”, tha ai.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi, tha se projekti i tjetër do të jetë 40 km. “Nëse shkon gjithçka sipas planit, në verë të arrihen rezultatet, ne presim deri në fund të 2020 të fillojnë punimet në pjesën tjetër”, tha ai.

Thaçi pret që deri në 2021 Kosova do të ketë 100 km hekurudhë të përfunduar. Sipas tij edhe për pjesën tjetër do të punohet nga Prishtina deri në Podujevë. “Do të kemi projektin teknik e preliminar, institucionet financiare ndërkombëtare janë të gatshme për financim”, deklaroi ai.

Ndryshe ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme