Arbëri

SHSKUK-ja do të punësojë mbi 103 specialistë të pa punë, të profileve mjekësore

Foto: Koha / ilustrim

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësore, që aktualisht janë të pa punë.

SHSKUK-ja thotë se nga analiza e detajuar është konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë në Spitalet e Përgjithshme, meqë mosha mesatare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar. Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqendruar në QKUK.

“Në Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specialistë, përfshirë: dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urologji”, thotë SHSKUK-ja.

“Konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, dermatologji, fiziatri, gastroentorolopgji, gjinekologji-obstetrike, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, nenonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive. Në Spitalin e Gjilanit do të punësohen 8 specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë, mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji. Për Spitalin e Mitrovicës, do të shpallet konkursi për pranim e 8 specialistëve, përfshirë: biokimi klinike, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji. Ndërkaq, për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergiologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji”, thotë më tej SHSKUK-ja.

Ndërkaq, për nevoja të Spitalit të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikatri e fëmijëve dhe radiologji.

“Në Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji”, deklaron SHSKUK-ja.

Po ashtu, në QKUK do të hapet konkursi për 11 specialistë përfshirë profilet: alergiologji me imunologjoi, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikiatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë.