Arbëri

PSD tani paralajmëron se deri në mars dërgohet në Kuvend Ligji për qeverinë

PSD tani paralajmëron se deri në mars dërgohet në Kuvend Ligji për qeverinë
Foto nga PSD - Deputetja Shqipe Pantina

Pesë kushtet e realizuara nga Partia Socialdemokrate për votimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2019, janë ndihmesë e madhe në disa drejtime për qytetarët e vendit, ka thënë sot deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina, përmes një konference për media, në selinë qendrore në Prishtinë.

Duke folur për shkarkimin e Rikallos, Pantina theksoi se ky ishte hap që jep shansin për funksionalizimin e Ministrisë së Bujqësisë. Ndërsa lidhur me Ligjet për reformën e administratës publike, ajo u shpreh se këto ligje po jetësohen vetëm pas insistimit dhe kushtëzimit nga PSD, pasi që të njëjtat për tre vite kanë qarkulluar në qeveri e nuk janë sjellur në Kuvend.