Molliqaj thotë se Konjufca për një vit ka qenë në SHIK

Molliqaj thotë se Konjufca për një vit ka qenë në SHIK

02 February 2019 21:22

Deputeti i PSD-së dhe ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në SHIK.

“Një vjet ditë Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, nuk e di a e dinë kolegët, unë e kam marr vesh dy javë pa dal prej Vetëvendosjes prej Glauk Konjufcës dhe pastaj ma kanë konfirmuar. Një vit ditë Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish kanë mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë është me tregu vet, por ndash edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, ka theksuar Molliqaj.

Kurse Konjufca ka pohuar se i pranon këto shpifje, nëse ka fakte, transmeton kp.

“I pranoj pretendimet e Dardanit veç me një kusht, nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”, tha Konjufca.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme