Brenda gjashtë muajve pritet të nisë konservimi i shtëpive të familjes Jashari, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka treguar për KTV-në se tashmë është formuar komiteti ndër-ministror, i cili do t’i përcaktojë kriteret dhe do ta përzgjedhë projektin.
Sipas tij, në muajin qershor pritet të nisë puna këtu.
Aktualisht, sipas Zogajt, janë ndarë rreth tre milionë euro për projektin, por ka shtuar se kanë premtimet e Qeverisë se, në bazë të nevojës, do të ndahet buxhet shtesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Brenda 6 muajve pritet të nisë konservimi i kompleksit memorial në Prekaz
-
Master-plani për “Adem Jasharin”: Muze kombëtar të rezistencës e xham transparent për shtëpitë e familjes
-
Prezantohet propozimi fitues për masterplanin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”
-
Master-plani për kompleksin “Adem Jashari” zvarritet pavarësisht urgjencës
-
Kompleksi “Adem Jashari” në pritje të master-planit prej 3 milionë eurosh