1 perditesime
16:19

Pezullohet greva në arsim, të hënën nis mësimi

Këshilli drejtues i SBASHK-ut ka vendosur për pezullimin e grevës dhe ka njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën.

Ymer Ymeri ka propozuar për pezullimin e grevës, por jo edhe anulimin e saj. Sipas tij, greva mund të anulohet pas votimit të ligjit në Kuvend. 

Në rast të miratimit të ligjit për pagat në Kuvend, ai pritet të hyjë në fuqi nga shtatori.

15:09

Nis takimi i Këshillit të SBASHK-ut, pritet të merret vendimi për grevën

Ka nisur takimi i Këshillit drejtues i SBASHK-ut, ku pritet të merret vendimi për grevën.

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe SBASHK-u, arritën marrëveshjen për, siç thanë ata, ndërprerjen e grevës dhe nisjes së mësimit nga dita e hënë.

Rrahman Jasharaj, tha se “sot jemi takuar në Kuvend me kryeparlamentarin Kadri Veseli e kryeministrin Ramush Haradinaj. Lëvizja e re e Qeverisë ka qenë lëvizje dukshëm më e mire dhe e pamë që ka lëvizje që nuk është për t’u nënçmuar por për t’u respektuar. Ne i thamë po në parim, por jeni ju ata që vendosni ashtu siç ju keni vendosur për grevë, vendosni ju nëse do ta ndalim”, raporton KTV.

Image

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala sot gjatë ditës tha për "Kohën Ditore", se marrëveshja e sotshme parasheh një rritje të koeficientëve rreth 20 për qind.

Sipas saj, me këtë marrëveshje do të ketë rritje për gjithë sektorin e arsimit përveç profesorëve të universiteteve.

Ajo beson se kjo marrëveshje do të bindë Kryesinë e SBASHK-ut që sot në mbledhjen, e cila po mbahet tani.

"Ka një ngritje të koeficientëve rreth 20 për qind për tërë sistemin parauniversitar. Niveli më i ulët te çerdhet tani koeficientin e ka 2.25 kurse niveli më i lartë është drejtori i shkollës së mesme të lartë që do ta ketë koefientin 3. Në marrëveshje nuk janë përfshirë profesorët e universiteteve por vetëm administrata e universiteteve. Në ora 15:00 do të merret vendimi. Ne kemi marrë konfirmimin e sindikatave komunale dhe ata deri tash janë shprehur se kjo ofertë është e pranueshme dhe gjasat janë që të anulohet greva", ka thënë Shala.