Krerët e shtetit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje.
Këtë herë nikoqir është presidenti Hashim Thaçi. Koha.net ka mundur ta konfirmojë takimin përmes një burimi të afërt me kryeministrin Ramush Haradinaj. I njëjti, në kushte anonimiteti i ka thënë portalit se nuk pritet që kryeministri të heqë dorë nga taksa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe një burim nga presidenca e ka konfirmuar takimin, por ndryshe nga ai i Kryeministrisë, ka shprehur optimizëm se taksa do të hiqet dhe do t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.
Mësohet se pos Thaçit e Haradianjt, në takim janë edhe Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
Këtë javë janë intensifikuar takimet mes krerëve të koalicionit, pas presionit të vazhdueshëm që taksa 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe ato nga Bosnja të hiqet. Paradite, në Presidencë, krerët e shtetit kanë takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.