Dalin pagat për shërbyesit e administratës publike Foto: Ilustrim

Dalin pagat për shërbyesit e administratës publike

31 January 2019 15:02

Ministria e Financave ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar, për të gjithë shërbyesit e administratës publike.

"Ministria e Financave njofton se duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin janar, për të gjithë shërbyesit e administratës publike që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme