Nagavci: Keqpërdorimet e shumta nga Qeveria nxitën grevat

Nagavci: PSD-ja e nxori Thaçin nga “dimri i vetmisë së madhe”

30 January 2019 23:41
23:44

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre me 29 shtator.

Duke aluduar në protestën e kësaj date të vitit të kaluar, ajo tha se në mënyrë paqësore i kanë treguar presidentit Hashim Thaçi dhe kujtdo tjetër se territori nuk duhet të preket.

Sipas saj, deri në mospërfshirjen e PSD-së në këtë proces, Thaçi nuk ka pasur asnjë plan për implementimin e projektit të tij për korrigjimin e kufijve.

“Kjo e nxori Thaçin nga dimri i vetmisë së madhe, dhe i mundësoi që të vazhdojë tutje”, ka thënë Nagavci.

Deputetja ka thënë se po tentohet që të thuhet se Kuvendi do të informohet për gjithçka rreth dialogut, por ajo ka thënë se kjo nuk mjafton.

Duke komentuar letrën e Thaçit drejtuar presidentit Trump, Nagavci ka thënë se “ai është i gatshëm të bëjë kompromise edhe kur nuk i kërkohet një gjë e tillë, madje të flasë edhe për atë që nuk e ka në kompetencë, vetëm për ta shpëtuar veten”.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të skandaleve, e jo për shkak të taksës.

“Kjo Qeveri është e vërtetë që duhet të shkojë, por për shkak të aferave të shumta korruptive. Skandalet janë të shumta pothuajse të përditshme. Me lidhjen e kontratave të cilat janë të dëmshme, që e pamundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria duhet të dorëhiqet për shkak të skandaleve, jo për shkak të taksës”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Ajo ka shtuar se nuk është patriotizëm nëse vazhdimisht keqpërdoret buxheti.

Sipas Nagavcit futja e mallrave nga Serbia nuk është ndaluar, “në marketet tona shohim se ka pasur edhe kontrabandë me mallra, e kjo duhej të shtonte vigjilencën e institucioneve të vendit”.

Sipas saj kjo është qeveri e pakicës.

“Jemi të interesuar që të kemi zgjedhje, sa më herët aq më mirë. Kjo është qeveri e pakicës, e nuk mund të shtyjë përpara çështje të rëndësishme. Besoj se është e rëndësishme që kjo qeveri duhet të dorëhiqet. PDK-ja gjithmonë i ndërmerr këto iniciativa (të rrëzimit të qeverisë) për shkak të interesit të saj, prandaj duhet të analizohet gjithçka me kujdes”, u shpreh ajo.

23:41

Nagavci: Keqpërdorimet e shumta nga Qeveria nxitën grevat

Sipas deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, keqpërdorimet e buxhetit nga qeveria kanë nxitur grevat në disa sektorë publikë.

Duke folur për grevat në arsim, te shërbyesit civilë, në shëndetësi e sektorë tjerë për shkak të pakënaqësive për projektligjin për paga, Nagavci ka thënë se pakënaqësitë janë shtuar “pas vendimit të qeverisë për rritje pagash për vete e keqpërdorim të miliona eurove”.

“Greva në arsim vazhdon edhe pse ata vetë s’e duan grevën. Fakti që janë marrë vendime të tilla arbitrare, duke nisur nga rritja e pagës për vete, falja e 53 milionë eurove, keqpërdorimi i vazhdueshëm, shpërndarja e buxhetit pa planifikim, jashtëligjshëm, sigurisht që shkakton reagime të sektorëve të ndryshëm dhe pabarazitë te mësimdhënësit e shërbyesit civilë që e krahasonin veten me të tjerët duke u bazuar në kualifikim të njëjtë, por me paga të ndryshme”, ka thënë Nagavci në Interaktiv të KTV-së.

Sipas Nagavcit, opinioni po manipulohet “kinse që janë ulur koeficientët për liderët”.

“Po shohim njëfarë tendence që të manipulohet publiku se kinse janë ulur pagat e liderëve. Në draftin e fundit që pash sot, kishte ulje të koeficientit, por s’janë prekur shtesat. Kërkesa jonë është që të ndërpriten të gjitha shtesat. Të kenë pagë të përcaktuar në bazë të koeficientit dhe vetëm ajo pagë bazë të jetë për punën e kryer e jo të ketë shtesa ekstra që janë më të mëdha se koeficienti”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme