Bajrami: Të martën ose të nisë mësimi, ose të dorëhiqet Qeveria Foto: Koha / Arkiv

Bajrami: Të martën ose të nisë mësimi, ose të dorëhiqet Qeveria

27 janar 2019 23:20

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje.

SBASHK-u ka njoftuar të dielën se nuk do të ndërpresë grevën deri në plotësim të kërkesave. Të hënën do të nisë java e tretë e grevës.

“Nëse arsimi po hyn në javën e tretë të grevës, ju së bashku me zëvendësit, 22 ministrat dhe 80 zëvendësministrat duheni urgjent të takoheni me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjatë deri të arrini marrëveshjen për fillim të mësimit. Të martën duhet të fillojë mësimi ose Qeveria të japë dorëheqje, pasi që as detyrat e shtëpisë s’po arrini t’i kryeni”, ka shkruar ajo në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme