Arbëri

Brezovica mbetet e mbyllur, Policia kthen vizitorë të shumtë që deshën të qëndronin aty

Ndonëse rrugët ishin lehtë të kalueshme për në Brezovicë, hyrja në këtë kompleks turistik të dielën ka qenë e pamundur.

Orteku, i cili ka ndodhur pasditen e së shtunës, e ka lënë të vdekur zv.ministrin e Diasporës, Arian Daci, përderisa ka lënduar edhe Ardian Bakallin, i cili ka qenë bashkë me viktimën, raporton KTV.