Arbëri

“Pakti” mes kompanive farmaceutike që po i lë spitalet pa barna

“Pakti” mes kompanive farmaceutike që po i lë spitalet pa barna
 

Pacientët në spitale publike mund të detyrohen të blejnë dhjetëra lloje të barnave për shkak që Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të nënshkruajë tenderët e shpallur për barnat e Listës Esenciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një gjë të tillë nuk po mund ta bëjë për shkak që të gjitha ofertat që i ka pranuar në tenderin e fundit i kanë tejkaluar mjetet e ndara prej MSh-së për secilin bar që është kërkuar. Kjo ka bërë që tenderi për furnizim me rreth 30 barna ka dështuar.