Arbëri

Raportimi i pambrojtur, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë

 

Ushtrimi i ndikimit në punën e gazetarëve, fyerjet, kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre, mungesa e besimit të gazetarëve në institucionet e drejtësisë si dhe mungesa e rezultateve nga ana e tyre, vazhdojnë të mbesin ndër sfidat kryesore të cilat e karakterizojnë fushën e gazetarisë.

Gentiana Begolli, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë se sfidat në punën e gazetarëve janë të panumërta, “duke filluar nga kushtet e tyre të punës apo respektimit të legjislacionit i cili u garanton atyre lirinë, e deri te sfidat kryesore të cilat kanë të bëjnë me trendet e ushtrimit të ndikimit në punën e tyre, qoftë nga grupet e interesit qoftë nga politikanët”.