Arbëri

Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë

Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë
 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë hapur sot punëtorinë për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, mbështetur nga projektit i BE-së: “Mbështetje e vazhduar institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” .

Punëtoria, e cila është pjesë e Agjendës “Drejtësia 2020”, sipas ministrit Tahiri, iu mundëson organeve ligjzbatuese kuptimin sa më të mirë të normave ligjore që atyre iu janë vënë në dispozicion për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.