Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanik do të mbahet më 4 e 5 korrik në Poznanj të Polonisë, ndërsa temë kryesore tij pritet të jetë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria, deklaroi sot përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, Veisllav Tarka, transmeton Koha.net.
Tarka, i cili është pjesë e ekipit për organizimin e samitit, tha gjatë një konferencë në Beograd se më 4 korrik do të mbahen takimet ministrore të shefave të diplomacisë e të ekonomisë, ndërsa më 5 korrik do të mbahet mbledhja e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se Polonia nuk e sheh Procesin e Berlinit si alternativë të zgjerimit të BE-së, por konsideron se është përplotësues me politikën e Komisionit Europian dhe se ndihmon reformat në vendet e rajonit në rrugën europiane, përcjell Koha.net.