Arbëri

Nisin procedurat për privatizimin e Telekomit

Foto: Koha

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për autorizimin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ka kërkuar nga BERZh-i që të ndihmojë Qeverinë të ristrukturojë Telekomin, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrjeje.

Lluka tha se Telekomi që 3 vjet është duke u përballur me probleme. Ai tha se janë 4 kompani amerikane janë të interesuara për Telekomin ta marrin ose pjesërisht ose të gjithin.

Sipas tij, BERZh-i ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për privatizim.

“Kërkoj që të miratohet kërkesa e komisionit për ndërmarrje publike që të autorizohet komisioni për privatizim të Telekomit”, tha ministri Lluka.