Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci padit Haxhiun për shpifje

Foto: Koha

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka paditur për shpifje deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Në një njoftim nga Vetëvendosje thuhet se Nagavci dorëzoi padinë personalisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Padia vjen pasi dy deputetet ishin përplasur në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Arsim kah mesi i janarit, me ç’rast Haxhiu kishte akuzuar Nagavcin se i ka plaçkitur mësimdhënësit duke iu mbajtur trajnime me pagesë.

Përplasen deputetet e AAK-së dhe të VV-së, Nagavci e quan Haxhiun “budallaqe”

Nagavci e kishte quajtur Haxhiun “budallaqe” dhe i kishte thënë se problemin do ta zgjidhnin në gjykatë.

Përplasja kishte vazhduar për disa minuta edhe pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.

VV-ja thotë se Haxhiu po “përdor shpifje për të hequr vëmendjen nga kritikat për qeverinë Haradinaj”.

“Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”, thuhet në njoftimin e VV-së.