Arbëri

Bekim Jashari kujton sulmin e 22 janarit ndaj familjes së tij në Prekaz

Bekim Jashari kujton sulmin e 22 janarit ndaj familjes së tij në Prekaz
 

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, që njëherësh është djali i heroit të Kosovës Hamëz Jashari, ka kujtuar 22 janarin, ditën kur forcat e shumta policore sulmuan familjen Jashari në Prekaz.

Në 21-vjetorin e kësaj ngjarje Jashari ka kujtuar se përkundër aksionit policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.