Arbëri

21 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj Jasharëve

21 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj Jasharëve
 

Sot bëhen 21 vjet që nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.