Arbëri

SBASHK-u nis mbledhjen, diskutohet oferta e Qeverisë

Descriptive Text

Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ku pritet të diskutohet për ofertën e Qeverisë për punëtorët e arsimit.

Në këtë mbledhje kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u ka kërkuar përfaqësuesve të sindikatës nga secila komunë që të deklarohen nëse janë pro vazhdimit të grevës.

Para se të niste mbledhja përfaqësues të sindikatës kanë zhvilluar një takim me koordinatorin nacional për reforma shtetërore në Qeveri, Besnik Tahiri.

Jasharaj para Këshillit drejtues ka thënë se nuk po kërkojnë rritje pagash por rritje të koeficientit.

“Nëse s’ka buxhet për neve, le të ulet vlera e koeficientve nga presidenti e deri tek kategoritë tjera”, tha ai, raporton Koha Ditore.

Edhe takimi i sotëm rezultoi se Qeveria po insiston në ofertën e mbrëmshme që për ta, është e papranueshme.