Arbëri

Haradinaj në Ferronikel, premton se ‘vështirësitë do t’i kalojnë bashkë’

Haradinaj në Ferronikel, premton se ‘vështirësitë do t’i kalojnë bashkë’

“Investitorët në Kosovë kanë partner, dhe nuk janë vetëm”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i bëri Ndërmarrjes së re Ferronikeli, ku pa nga afër zhvillimet në këtë kompani.

Me këtë rast, Haradinaj, pasi falënderoi Grupin Balfin për investimin në Ndërmarrjen Ferronikeli, tha se kjo kompani është një prodhues dhe eksportues i madh, si dhe investim me rëndësi për Kosovën.