Arbëri

Delegacioni shtetëror shkel Rezolutën për dialogun

Descriptive Text

Rezoluta për dialogun me Serbinë është shkelur nga vetë Delegacioni shtetëror i formuar me këtë dokument.

Në të parashihej që delegacioni ta finalizonte Platformën e dialogut brenda një muaji, prej kur Rezoluta do të miratohej nga deputetët, por kjo detyrë nuk është kryer as të mërkurën, kur është mbërritur afati i skajshëm prej 31 ditësh, shkruan sot Koha Ditore.

Krejt çfarë kanë bërë anëtarët e Ekipit është një takim që kanë zhvilluar gjatë ditës, pa paralajmërimin paraprak të mediave.

Fatmir Limaj, bashkëkryesues i Ekipit, ka thënë se në agjendën e takimit nuk ishte miratimi i Platformës.

“Sot ishte një takim pune, në të cilin janë trajtuar disa tema, në mesin e tyre edhe Platforma dhe besoj që shumë shpejt do ta keni për publikun. Kurdo që Parlamenti i Kosovës mblidhet dhe fillon funksionimin, do ta kenë deputetët Platformën”, ka thënë Limaj. “(Platforma v.j.) s’ka pasë të votohet. Jemi duke e trajtuar. Besoj që shumë shpejt do të jetë e gatshme për publikun dhe për Parlamentin e Kosovës”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)