Arbëri

Suhareka dhe Podujeva me nivelin më të ulët të ekstremizmit

Suhareka dhe Podujeva me nivelin më të ulët të ekstremizmit
 

Në kohën kur Kosova po përballej me shkuarjen e një numri të qytetarëve të saj në Siri, dy komuna, Suhareka dhe Podujeva nuk u preken nga ky fenomen.

Sipas një hulumtimi të Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, Podujeva ka vetëm një person të përfshirë në grupet terroriste në luftën e Sirisë dhe Irakut, ndërsa Suhareka nuk ka asnjë të tillë.