Arbëri

VV: Ngritja e pagave të qeveritarëve ngriti edhe grevat

VV: Ngritja e pagave të qeveritarëve ngriti edhe grevat

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të punonjësve shëndetësorë, pasi konsideron se këta të fundit u mashtruan nga Qeveria për rritje të pagave, kur sipas Vetëvendosjes dihet se kjo e fundit nuk mund të zbatojë ligjin.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha në një konferencë për media se ishte vendimi i njëanshëm për rritjen e pagave të qeveritarëve, që nxiti grevat e kirurgëve, grevën në arsim dhe atë të minatorëve.