Arbëri

Mosshqyrtimi i ankesave nga Inspektorati i Punës zvarrit rishpalljen e konkursit për drejtor të RTK-së

 

Radiotelevizioni i Kosovës nga 27 janari i këtij viti do të mbetet pa drejtor të përgjithshëm. Kjo pasi drejtorit aktual, Mentor Shalës, i skadon mandati dhe se konkursi për këtë pozitë i shpallur nga Bordi i RTK-së ishte anuluar më 11 dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, Bordi nuk ka rishpallur konkursin për këtë pozitë.