Arbëri

Veteranët vazhdojnë kundërshtimin e Speciales, paralajmërojnë protesta

82 deputetët që votuan PËR themelimin e Gjykatës Speciale në gushtin e 2015-s janë quajtur të “shkretë” nga ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KTV.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdon ta kundërshtojë këtë gjykatë, derisa zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se brenda vitit pritet të intervistohen edhe 100 ushtarë të tjerë nga Specialja.