Arbëri

UP-ja i bashkohet grevës, pezullohen të gjitha proceset administrative e akademike

UP-ja i bashkohet grevës, pezullohen të gjitha proceset administrative e akademike

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim që të bashkohet në grevën e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

UP-ja thotë se ky qëndrim unanim ka dalë pas takimit të zhvilluar sot në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ku morën pjesë menaxhmenti i lartë i Universitetit, dekanët e njësive akademike dhe përfaqësues nga SBASHK-u.