Arbëri

Historia e Speciales – nga raporti i Martyt deri tek përpjekja për zhbërje

Kryeministri Hashim Thaçi kishte vetëm 2 ditë nga fitorja për herë të dytë e zgjedhjeve parlamentare, kur u trondit nga një shkrim i gazetës kryesore britanike “The Guardian”.

Në dhjetor 2010, gazetari Paul Lewis publikoi pjesë të raportit të senatorit zviceran Dick Marty të Këshillit të Evropës, me titullin “Kryeministri i Kosovës është udhëheqës i trafikimit me organe njerëzore dhe me armë, thotë një raport i Këshillit të Evropës”, raporton KTV.