Veseli thotë se “miqtë e mi, Samiu dhe Remi, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së” Foto: Koha / ilustrim

Veseli thotë se “miqtë e mi, Samiu dhe Remi, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së”

13 January 2019 15:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar në lidhje me nisjen e punës së Gjykatës Speciale në ditën kur dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa Remi e Sami Lushtaku veçse u nisën për në Hagë për intervistim.

Veseli thotë se për luftën e UÇK-së ekziston vetëm një e vërtetë, se ka qenë luftë e drejtë në qëllim dhe veprime.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, tha Veseli në një postim në Facebook.

“Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet”, deklaroi Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Jahuda14/01/2019 09:19

Fatkeqsi'sht qe edhe gjykata e apelit u politizu e korruptu se po t'kishte drejtesi ni 90% e qeveritareve juve do t'ishi tasht tu u gjyku jo ndaj krimeve te luftes po t'krimeve te pasluftes dhe krimin qe keni bo ndaj 2.000.000 kosovarve homosapiensa .

Shto koment

Të ngjashme