Arbëri

Walker reflekton 20 vjet pas masakrës së Reçakut – këshillon të mos dëgjohen më ndërkombëtarët, por votuesit

Walker reflekton 20 vjet pas masakrës së Reçakut – këshillon të mos dëgjohen më ndërkombëtarët, por votuesit
 

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit të Reçakut, në komunën e Shtimes, në rajonet qendrore të Kosovës, hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. Të nesërmen, ish drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat, rrëzë një kodre dhe e quajti aktin një masakër të kryer nga forcat serbe.

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe. 20 vjet më pas, ambasadori Walker e sheh situatën në Kosovë si të trazuar dhe idetë e reja në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si të pafavorshme për Prishtinën.