Arbëri

Përkeqësohet situata nga bora në Qarkun e Kukësit

Në verilindje të vendit situata është përkeqësuar. Në qytetin e Kukësit reshjet e borës vazhdojnë dhe zonat rurale janë të bllokuara.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa reshjet e borës po shoqërohen edhe me erë të fortë. Në disa fshatra ka pasur mungesë të energjisë elektrike dhe ekipet e OSHEE po përpiqen të riparojnë dëmet.

Në arterien kryesore, në Rrugën e Kombit, ka probleme të herëpashershme. Policia është në gatishmëri dhe monitoron lëvizjen e mjeteve që herë pas here qëndrojnë edhe të bllokuara. /abcnews.al