Moti nesër, i vranët dhe me reshje bore Foto: Koha / ilustrim

Moti nesër, i vranët dhe me reshje bore

09 January 2019 20:15

Gjatë ditës së nesërme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Në fushat barike do të ketë rënie të theksuar të temperaturave, por që vlerat termike do të ngrihen ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme