Presidenti Thaçi do të denoncohet në Gjykatën Kushtetuese Foto: Koha / ilustrim

Presidenti Thaçi do të denoncohet në Gjykatën Kushtetuese

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 09 January 2019 07:39

Presidenti Hashim Thaçi do të denoncohet në Gjykatën Kushtetuese, menjëherë pasi t’i emërojë anëtarët e rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo për shkak të përcaktimit të kreut të shtetit për t’i privuar subjektet kryesore opozitare nga hisja e përfaqësimit në KQZ, të cilën ua garantojnë Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Muajin e shkuar Thaçi ka kërkuar nga gjashtë grupet parlamentare të krijuara nga tri subjektet që kishin marrë pjesë në zgjedhje që të nominojnë nga një anëtar. Këtë janë duke e refuzuar dy partitë kryesore opozitare, LDK dhe LVV. Prandaj, ndryshe nga kërkesa e presidentit, ato kanë dërguar nga dy nominime për emërim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Presidenca nuk ka dhënë sinjale se do t’i emërojë nga dy anëtarë për secilën parti. Këtë e ka shprehur tërthorazi Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Presidencës në një e-mail, nëpërmjet të cilit iu ka kërkuar subjekteve politike që, krahas nominimeve, t’i përcjellin edhe disa dokumente relevante për të propozuarit për anëtarë të KQZ-së... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme